Collector
Privohet nga liria 36-vjeçari nga Tetova, i dehur e sulmoi nënën dhe shkatërroi shtëpinë | Collector
Privohet nga liria 36-vjeçari nga Tetova, i dehur e sulmoi nënën dhe shkatërroi shtëpinë
Telegrafi

Privohet nga liria 36-vjeçari nga Tetova, i dehur e sulmoi nënën dhe shkatërroi shtëpinë

Të enjten zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë kanë privuar nga liria personin K.B.(36) nga Tetova, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm se rreth orës 11:00 në shtëpinë familjare në Tetovë ka sulmuar fizikisht nënën e tij 62-vjeçare, si dhe ka dëmtuar një pjesë të mobilieve. Gjatë ndërmarrjes së masave ndaj K.B. është kryer alkotestimi, me ç’rast janë matur 1.49 promilë alkool në gjak. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të paraqitet parashtresë përkatëse.

Go to News Site