Collector
"Po ta ktheja kohën s'do i bërtisja asnjëherë vëllait, jam i thyer në 1000 pjesë", Gjesti flet për herë të parë pas shumë kohe për ngjarjen tragjike | Collector
Telegrafi

"Po ta ktheja kohën s'do i bërtisja asnjëherë vëllait, jam i thyer në 1000 pjesë", Gjesti flet për herë të parë pas shumë kohe për ngjarjen tragjike

Pas një viti larg vëmendjes së studiove televizive, Gjesti është rikthyer me një intervistë të ndjerë në emisionin “Goca dhe Gra”, ku përballë moderatores Ori Nebijaj ka folur për herë të parë publikisht për periudhën më të errët të jetës së tij: humbjen e vëllait, disa muaj më parë, në një aksident tragjik. Në një rrëfim të mbushur me emocione, artisti tregoi se kjo ngjarje ia ka ndryshuar rrënjësisht jetën dhe mënyrën se si e sheh botën. Ai pranoi se pas asaj dite ka nisur të vuajë nga ankthi, një betejë me të cilën përballet ende çdo ditë, edhe pse përpara njerëzve përpiqet të shfaqet i fortë dhe me humor. “Jam i thyer në një mijë pjesë. Po mundohem gjithë kohën të dal prej kësaj gjendjeje, dhe me ndihmën e Zotit kam për t’ia dalë. Prej rastit të vëllait unë kam ndryshuar komplet në sjellje e në mendime; kuptova që sot je e nesër nuk je. Filloi ankthi dhe sot jam ende me ankth, ende e vuaj. Në publik dal i qeshur, por brenda jam i thyer”, u shpreh ai. View this post on Instagram A post shared by Goca & Gra (@gocadhegra) Gjesti tha se kjo periudhë e vështirë e ka afruar edhe më shumë me besimin në Zot, duke shtuar se aty ka gjetur qetësinë shpirtërore që i duhej për ta përballuar dhimbjen. Sipas tij, motivi kryesor që e shtyn të zgjohet çdo mëngjes dhe të punojë fort është familja. “Ajo gjendje më ka kthyer në rrugë të Zotit, sepse e vetmja zgjidhje është ajo. Motivi për të jetuar dhe për të punuar për familjen më bën të çohem. Qëllimi im kryesor tani është se si të bëhem një njeri i mirë, sepse kjo qenka e vështirë… Vëllai im është në vend të vet, e di që është në vend të sigurt… çdo gjest e çdo gjë që flas, ai më shkon në mendje, kemi qenë shumë të lidhur”, tha këngëtari. - YouTube youtu.be I pyetur nëse ka ndonjë peng që lidhet me vëllanë, Gjesti u shpreh me keqardhje se do të donte të kishte qenë edhe më i durueshëm dhe t’ia kishte plotësuar më shumë dëshirat sa ishte gjallë. “Ndoshta nuk do t’i kisha bërtitur asnjëherë, do të duhej t’ia plotësoja edhe më shumë qejfin, por Zoti lart e di më së miri”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Go to News Site