Telegrafi
Pentagoni ka publikuar një video të re të klasifikuar më parë, të titulluar “Spherical UAP in clouds”, si pjesë e paketës së dytë të dokumenteve dhe materialeve mbi fenomenet ajrore të paidentifikuara (UAP). Pamjet datojnë nga viti 2023 dhe dyshohet se janë regjistruar nga një sensor infra i kuq ushtarak amerikan gjatë një misioni mbi zonën e Detit të Verdhë. Në video shfaqet një objekt në formë sferike që lëviz nëpër re, duke shfaqur sjellje të pazakonta fluturimi. View this post on Instagram A post shared by ABC 7 Chicago (@abc7chicago) Sipas përshkrimeve fillestare, objekti nuk përputhet vizualisht me madhësinë dhe karakteristikat e një aeroplani konvencional, ndërsa lëvizja e tij nuk ngjan me atë të një rakete apo mjeti ajror të njohur. Autoritetet amerikane theksojnë se materialet e publikuara janë pjesë e një procesi më të gjerë transparence mbi raportimet ushtarake për UAP, por deri tani nuk ka asnjë provë që sugjeron origjinë jashtëtokësore të këtyre fenomeneve. Publikimi i këtyre materialeve ka ngjallur sërish debat në opinionin publik dhe në komunitetin shkencor mbi natyrën e këtyre objekteve dhe shkaqet e vërteta të shfaqjes së tyre. /Telegrafi/
Go to News Site