Telegrafi
Të punësuarit në bizneset e lojërave të fatit dolë sot sërish në protestë, duke kundërshtuar propozim-ligjin e ri që parashikon distancë prej 500 metrash të kazinove nga shkollat fillore dhe të mesme. Ata paralajmërojnë se miratimi i ligjit do të sjellë humbjen e rreth 10 mijë vendeve të punës dhe, sipas tyre, mund të detyrojë mijëra punëtorë të largohen nga vendi për punë jashtë shtetit. Ndërkohë, organizatat joqeveritare reagojnë duke paralajmëruar se ndryshimet ligjore mund të krijojnë rrezik për keqpërdorim të fondeve që vijnë nga lojërat e fatit dhe që janë të destinuara për kategori të rrezikuara sociale. Sipas tyre, me propozimin e ri ndryshon mënyra e shpërndarjes së mjeteve dhe hiqet përfshirja direkte e disa organizatave si përfituese, duke ngritur shqetësime për mungesë transparence dhe standarde demokratike.
Go to News Site