Telegrafi
Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas turk është paraqitur në stacion policor, i njëjti ka folur në gjuhen turke dhe gjatë komunikimit i dyshuari nga xhepi ka nxjerr një thikë. Rasti ka ndodhur në Stacionin policor Jugu në Prishtinë, të premten në ora 17:00. “I dyshuari mashkull shtetas turk i moshës 25 vjeçare, është paraqitur në stacion policor, i njëjti ka folur në gjuhen turke, gjatë komunikimit i dyshuari nga xhepi ka nxjerre një thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. Policia njofton se intervistimi i tij do të bëhet pasi të sigurohet përkthyesi dhe në prezenca e avokatit mbrojtës. Rasti po hetohet. /Telegrafi/
Go to News Site