Collector
Parkoi në hapësirë të gjelbëruara, dënohet me 100 euro një person në Prishtinë | Collector
Parkoi në hapësirë të gjelbëruara, dënohet me 100 euro një person në Prishtinë
Telegrafi

Parkoi në hapësirë të gjelbëruara, dënohet me 100 euro një person në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se Inspektorati i Kryeqytetit po vazhdon kontrollet në terren ndaj parkimeve të paligjshme në hapësirat publike dhe zonat e gjelbëruara. Në njoftim bëhet e ditur se Inspektorati ka shqiptuar gjobë prej 100 euro ndaj një personi për parkim të automjetit në hapësirë të dedikuar për gjelbërim, duke dëmtuar ambientin e përbashkët të qytetarëve. “Hapësirat e gjelbra nuk janë parking. Ato janë për qytetarët, për lagjet dhe për një kryeqytet më të pastër e më të jetueshëm. Nuk do të ketë tolerim për shkelësit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Go to News Site