Telegrafi
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të sulmit fizik ndaj dy të miturave. Rasti ka ndodhur në Leposaviq, të premten në ora 23:35. “I dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, ka sulmuar fizikisht dy të mitura. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur”, thuhet në raport. Ndërsa, viktimat nuk kanë kërkuar ndihmën mjekësore. Policia njofton se rasti është në hetime. /Telegrafi/
Go to News Site