Telegrafi
Alisson Becker do të qëndrojë te Liverpooli, duke i dhënë fund spekulimeve të fundit për një largim të mundshëm nga “Anfield”. Së fundmi, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” raportoi se portieri brazilian mund të ishte duke u përgatitur për atë që mund të ishte paraqitja e tij e fundit me fanellën e Liverpoolit në ndeshjen ndaj Brentfordit, teksa u përmend edhe një interesim nga Juventusi. Megjithatë, burimet pranë lojtarit për gazetën italiane i kanë hedhur poshtë këto zëra, duke theksuar se Alisson është i lumtur në klub dhe pritet të vazhdojë qëndrimin e tij, sipas WinWin. “Të gjitha indikacionet janë se ai do të qëndrojë te Liverpooli, ai është shumë i lumtur në klub”, ka thënë burimi për WinWin, duke qartësuar situatën mes raportimeve të shumta. Ndërkohë, Liverpooli ka aktivizuar një opsion për t’ia zgjatur kontratën edhe për një vit, duke e mbajtur Alissonin në “Anfield” deri në vitin 2027, sipas deklarimeve të mëhershme të agjentit të tij, Ze Maria. Përndryshe, braziliani në rast që largohet do të kërkojë një skuadër që garon në Ligën e Kampionëve, kësisoj duke parë situatën e Juventusit, një marrëveshje e tillë nuk shihet aspak e lehtë./ Telegrafi /
Go to News Site