Collector
Vushtrria mposht Vëllaznimin dhe siguron rikthimin në Superligë pas gjashtë vitesh | Collector
Vushtrria mposht Vëllaznimin dhe siguron rikthimin në Superligë pas gjashtë vitesh
Telegrafi

Vushtrria mposht Vëllaznimin dhe siguron rikthimin në Superligë pas gjashtë vitesh

Vushtrria ka marrë fitore të madhe në udhëtim ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultat 3-1, duke siguruar kështu rikthimin në elitën e futbollit kosovar pas gjashtë vitesh mungesë. Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit që realizuan në minutën e 12-të me anë të Dardan Jasharit për rezultati 1-0. Me epërsi minimale të gjakovarëve u mbyll pjesa e parë e këtij dueli. Rikthimi i madh i Vushtrrisë ndodhi në pjesën e dytë, ku të besuarit e Armend Dallkut ia dolën të realizojnë tre gola për të përmbysur epërsinë e Vëllaznimit. Serinë e golave e hapi Urim Statovci i cili në minutën e 60-të realizoi për rezultatin 1-1. Po i njëjti lojtar, Statovci realizoi nga pika e bardhë e penalltisë për t’i dhënë epërsinë prej 2-1 skuadrës së Vushtrrisë. Për epilogun përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Erjon Krasniqi i cili pas një aksioni individual realizoi një gol të bukur për rezultatin 3-1. Me këtë fitore Vushtrria siguroi automatikisht kualifikimin në Superligën e Kosovës si kampione e Ligës së Parë me 75 pikë./ Telegrafi /

Go to News Site