Telegrafi
Turistët e shumtë shijuan nga afër gastronominë lezhjane. Shëngjini ka çelur zyrtarisht sezonin turistik . Aktivitete sportive, kulturore dhe lojëra për fëmijë kanë sjellë atmosferë festive përgjatë shëtitores së qytetit, ku qindra vizitorë dhe turistë u bënë pjesë e festimeve. Pjesë e aktivitetit është edhe panairi i kulinarisë, ku operatorë turistikë dhe biznese lokale prezantuan gatimet tradicionale dhe produktet karakteristike të Lezhës. Turistët e shumtë shijuan nga afër gastronominë lezhjane, e cila mbetet një nga atraksionet kryesore të zones, raporton Tv Klan. Vizitorët e pranishëm në hapjen e sezonit turistik u shprehën se Shëngjini ofron kushte shumë të mira për pushime, duke kombinuar detin, argëtimin dhe mikpritjen tradicionale. Edhe turistë nga Presheva vlerësuan atmosferën dhe pritjen që u është bërë, duke e konsideruar Shëngjinin si një destinacion të preferuar për pushimet verore.
Go to News Site