Collector
Real Madridi e mbyll sezonin me fitore, mposht Athletic Bilbaon në shtëpi | Collector
Real Madridi e mbyll sezonin me fitore, mposht Athletic Bilbaon në shtëpi
Telegrafi

Real Madridi e mbyll sezonin me fitore, mposht Athletic Bilbaon në shtëpi

Real Madridi e mbylli sezonin e La Ligës me spektakël, duke e mposhtur Athletic Bilbaon me rezultat 4-2 në ndeshjen e javës së 38-të. “Los Blancos” e nisën fuqishëm takimin dhe kaluan në epërsi në minutën e 12-të, kur Gonzalo Garcia u shërbye në thellësi nga Dani Carvajal dhe finalizoi saktë për 1-0. Dominimi vendas vazhdoi, ndërsa në minutën e 41-të Jude Bellingham kontrolloi bukur një pasim të fortë nga Thiago Pitarch, u fut brenda dhe goditi fuqishëm për 2-0. Athletic reagoi në fund të pjesës së parë, kur Inaki Ëilliams ishte vendimtar në aksion dhe asistoi për Gorka Guruzeta, i cili e mposhti Courtois në minutën 46-të për 2-1. Por vetëm pak minuta pas rikthimit nga pushimi, Real Madridi e riktheu diferencën me Kylian Mbappe, i cili në minutën e 51-të shënoi për 3-1 pas një pasimi brilant dhe një goditjeje të saktë në këndin e poshtëm. Ndeshja u menaxhua me disa zëvendësime nga të dy trajnerët, ndërsa Real e “mbylli” takimin në minutën e 90-të me golin e Brahim Diaz, i cili pas një pasimi brenda zonës krijoi hapësirë dhe realizoi për 4-1. Bilbao shënoi edhe një herë, kur Izeta shënoi në minutën 90+1 për 4-2, duke i dhënë fund një dueli me gola dhe ritëm të lartë në minutat e fundit./ Telegrafi /

Go to News Site