Collector
“Mbeturinat.com” - Prishtina me sistem të ri online për largimin e mbeturinave voluminoze | Collector
“Mbeturinat.com” - Prishtina me sistem të ri online për largimin e mbeturinave voluminoze
Telegrafi

“Mbeturinat.com” - Prishtina me sistem të ri online për largimin e mbeturinave voluminoze

Në Komunën e Prishtinës është prezantuar një mënyrë e re për largimin e mbeturinave voluminoze nga amvisëritë, përmes një sistemi online për caktimin e termineve. Sipas një njoftimi të shpërndarë nga drejtori i Shërbimeve Publike, Leutrim Retkoceri, qytetarët tashmë mund të largojnë lehtësisht mobilje të vjetra, frigoriferë të prishur dhe sende të tjera që nuk u nevojiten më, pa i lënë pranë kontejnerëve apo në rrugë. “A ki mobilje t’vjetra, frigorifer t’prishun, tavolina a sende tjera që nuk t’duhen ma? Mos i le te kontejnerët apo në rrugë. Komuna vjen i merr falas!” ka shkruar Retkoceri. Procesi, sipas tij, bëhet përmes platformës online mbeturinat.com , ku qytetarët zgjedhin ditën dhe caktojnë termin për marrjen e mbeturinave. “Prej sot është shumë ma lehtë: hyn në platformën mbeturinat.com, zgjedh ditën dhe bon termin online, ekipa jonë vjen te dera me i marrë mbeturinat vëllimore,” thuhet më tej. Shërbimi paraqitet si pjesë e përpjekjeve për një menaxhim më të organizuar të mbeturinave në kryeqytet. /Telegrafi/

Go to News Site