Collector
Sekretari i Shtetit i SHBA-së viziton "Shtëpinë e Nënës Terezë" në Indi | Collector
Sekretari i Shtetit i SHBA-së viziton
Telegrafi

Sekretari i Shtetit i SHBA-së viziton "Shtëpinë e Nënës Terezë" në Indi

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, vizitoi “Shtëpinë e Nënës Terezë”, në Kalkuta, Indi. Rubio u prit nga ambasadori i SHBA-së Sergio Gor në aeroportin e qytetit. Ai vizitoi selinë e Misionarëve të Bamirësisë të Nënës Terezë dhe foli me zyrtarët e saj. Misionarët e Bamirësisë janë një kongregacion katolik i përkushtuar për t'u shërbyer të varfërve dhe të sëmurëve në të gjithë botën. “U bashkova me Rubion për një vizitë te Misionarët e Bamirësisë. Momente të tilla na kujtojnë se partneriteti SHBA-Indi nuk mbështetet vetëm në politika të forta, por edhe në vlera të përbashkëta dhe në frymën e shërbimit vetëmohues që tejkalon kufijtë”, tha ambasadori i SHBA-së në Indi. Raportohet se mbërritja e Rubios në Kalkuta i dha fund “një boshllëku” 14-vjeçar që nga vizita e fundit e një Sekretari Amerikan Shteti në vend. /Telegrafi/ #WATCH | West Bengal: US Secretary of State Marco Rubio leaves from The Mother Teresa House Of The Missionaries of Charity in Kolkata. pic.twitter.com/FCTbxAeIjL — ANI (@ANI) May 23, 2026

Go to News Site