Collector
Ylli i repit Rob Base ndërron jetë në moshën 59-vjeçare pas betejës me kancerin | Collector
Ylli i repit Rob Base ndërron jetë në moshën 59-vjeçare pas betejës me kancerin
Telegrafi

Ylli i repit Rob Base ndërron jetë në moshën 59-vjeçare pas betejës me kancerin

Rob Base , i njohur për hitin ikonik të hip-hopit “It Takes Two”, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare pas një beteje private me kancerin. Lajmi u konfirmua nga familjarët përmes një postimi në rrjetet sociale. Reperi amerikan, emri i vërtetë i të cilit ishte Robert Ginyard, u bë i famshëm në fund të viteve të 80-ta së bashku me partnerin e tij muzikor DJ EZ Rock, shkruan BBC. Kënga e tyre “It Takes Two” u kthye në një nga himnet më të njohura të hip-hopit dhe pati sukses të madh edhe në listat pop dhe klubet muzikore. Hiti i famshëm u përdor ndër vite në filma, videolojëra dhe u përpunua nga artistë të njohur si Snoop Dogg dhe Black Eyed Peas. Pas lajmit për vdekjen e tij, figura të njohura të muzikës dhe sportit publikuan mesazhe prekëse në nder të artistit. /Telegrafi/

Go to News Site