Collector
Bruno Fernandes në histori të Ligës Premier, thyen rekordin për më së shumti asistime | Collector
Bruno Fernandes në histori të Ligës Premier, thyen rekordin për më së shumti asistime
Telegrafi

Bruno Fernandes në histori të Ligës Premier, thyen rekordin për më së shumti asistime

Mesfushori Bruno Fernandes ka hyrë në histori të Ligës Premier, pasi ka thyer rekordin e asistimeve brenda një sezoni, duke arritur në 21 asistime në përballjen e Manchester United ndaj Brighton. Kapiteni i “Djajve të Kuq” regjistroi asistimin historik në pjesën e parë të ndeshjes, kur ekzekutoi një goditje këndi që u shndërrua në gol nga Patrick Dorgu, duke e kaluar kështu shifrën e deritanishme prej 20 asistimeve në një edicion të vetëm të elitës angleze. In a league of his own. Bruno Fernandes breaks the record for the most assists in a Premier League season! pic.twitter.com/f4bDg5O5WW — Premier League (@premierleague) May 24, 2026 Fernandes e kishte barazuar më herët këtë rekord, duke u renditur në të njëjtin nivel me Thierry Henry (sezoni 2002/03 me Arsenalin) dhe Kevin De Bruyne (sezoni 2019/20 me Manchester City), por tani është shkëputur i vetëm në krye si mbajtësi i ri i rekordit. Edhe kësaj radhe, portugezi tregoi sa vendimtar është në situatat standarde, me krosimin e tij nga këndi që i hapi rrugë golit të Dorgut dhe i siguroi një vend të veçantë në historinë e Ligës Premier./ Telegrafi /

Go to News Site