Collector
Eva Longoria tërheq vëmendjen në Kanë me paraqitjen elegante në tapetin e kuq | Collector
Eva Longoria tërheq vëmendjen në Kanë me paraqitjen elegante në tapetin e kuq
Telegrafi

Eva Longoria tërheq vëmendjen në Kanë me paraqitjen elegante në tapetin e kuq

Eva Longoria tërhoqi vëmendjen në tapetin e kuq të galasë “Lights On Women’s Worth” gjatë Festivalit të Filmit në Kanë, ku u shfaq me një fustan të artë plot shkëlqim dhe me dekolte të theksuar. Aktorja 51-vjeçare e serialit “Desperate Housewives” u duk elegante dhe glamuroze, teksa kompletoi paraqitjen me vathë diamanti, taka të larta dhe grim të kuruar. Flokët ngjyrë karamel i kishte stiluar me onde të lehta, duke i dhënë edhe më shumë hijeshi look-ut të saj, shkruan DailyMail. Përveç paraqitjes në Kanë, Eva ka qenë shpesh në qendër të vëmendjes edhe për jetën e saj larg SHBA-së. Ajo jeton mes Spanjës dhe Meksikës, ndërsa më herët ka deklaruar se nuk dëshiron të rikthehet për të jetuar në Los Angeles, duke thënë se “kapitulli amerikan” i jetës së saj ka përfunduar. /Telegrafi/

Go to News Site