Telegrafi
Një person është arrestuar të shtunën në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, nën dyshimin për kanosje ndaj një personi tjetër pas një mosmarrëveshjeje. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kanosur viktimën, po ashtu mashkull kosovar. Gjatë intervenimit policor, nga i dyshuari është sekuestruar një armë zjarri – pistoletë me leje, si dhe 45 fishekë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet. /Telegrafi/
Go to News Site