Telegrafi
Një rast i rëndë i “vrasjes në tentativë” është raportuar në Prizren, në rrugën “Rexhep Kabashi”, më 24 maj rreth orës 20:30. Sipas Policisë së Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka therur me thikë një tjetër mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spital, ndërsa gjendja e tij nuk është bërë e ditur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente. /Telegrafi/
Go to News Site