Collector
Albin Kurti uron Dritën për titullin kampion: Drita është krenari | Collector
Albin Kurti uron Dritën për titullin kampion: Drita është krenari
Telegrafi

Albin Kurti uron Dritën për titullin kampion: Drita është krenari

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Dritën për titullin e pestë në histori të klubit. Gjilanasit kanë mbrojtur titullin e kampionit në një kampionat spektakolar të zhvilluar ku kishin paraqitje shumë të mira edhe në Ligën e konferencës. Kurti që muaj më parë kishte pritur klubin gjilanas edhe në zyrën e tij ka uruar Dritën për titullin kampion, futbollistët, stafin dhe Intelektualët për suksesin e arritur. "Urime Klubi FC Drita për titullin e dytë radhazi kampion i Kosovës dhe të pestin në histori të klubit". "Urime lojtarëve, stafit, tifozëve “Intelektualët” dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit për këtë sukses të merituar. Drita është krenari, gëzuar e festë të mbarë", ka thënë Kurti në një video të publikuar në profilin e tij. /Telegrafi/

Go to News Site