Collector
Zbulohet arsyeja pse Atletico po mendon shitjen e Julian Alvarezit | Collector
Zbulohet arsyeja pse Atletico po mendon shitjen e Julian Alvarezit
Telegrafi

Zbulohet arsyeja pse Atletico po mendon shitjen e Julian Alvarezit

Sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në futbollin spanjoll gjatë muajve të fundit, teksa e ardhmja e tij për sezonin e ardhshëm mbetet ende e paqartë. Edhe pse drejtuesit e klubit madrilen vazhdojnë të mohojnë çdo mundësi për shitjen e argjentinasit, zërat për një largim të mundshëm po shtohen gjithnjë e më shumë. Situata është ndezur edhe më tepër pas deklaratave të vetë Alvarezit, i cili nuk ka përjashtuar mundësinë e një transferimi. Barcelona vazhdon të monitorojë nga afër situatën e sulmuesit, ndërsa interesim kanë shfaqur gjithashtu edhe Paris Saint-Germain dhe Arsenali. Madje, sipas raportimeve, tashmë kanë nisur kontaktet jozyrtare me përfaqësuesit e lojtarit për të kuptuar mundësinë e një oferte konkrete. Pavarësisht se në pamje të parë duket e vështirë që Atletico të pranojë largimin e një prej yjeve kryesorë të skuadrës, ekzistojnë disa faktorë që mund ta shtyjnë drejtorin sportiv Mateu Alemany të marrë në konsideratë shitjen e tij. Raportet e fundit në Spanjë sugjerojnë se marrëdhënia mes Alvarezit dhe trajnerit Diego Simeone nuk ka qenë gjithmonë ideale, ndërsa sulmuesi pati vështirësi për të ruajtur vazhdimësinë në paraqitjet e tij në La Liga gjatë sezonit. Megjithatë, arsyeja kryesore lidhet me aspektin financiar, sipas Cadena SER , Alemany është i vetëdijshëm se ardhja e pronarëve të rinj shumicë, Apollo Sports Capital, nuk do të sjellë investime të mëdha në afaton kalimtar. Tre sulmuesit që Deco dëshiron t’i transferojë te Barcelona Për më tepër, kufizimet financiare të vendosura nga rregullat e La Ligës për pagat e lojtarëve e bëjnë të vështirë një revolucion të madh në skuadër pa realizuar shitje të rëndësishme. Në këtë situatë, shitja e Alvarezit shihet si mënyra më e shpejtë për të siguruar fonde dhe për të vazhduar rindërtimin e ekipit. Edhe Simeone vetë, i pyetur nga Marca nëse pret investime të mëdha këtë verë, u përgjigj shkurt: “Jo, nuk besoj”. Ndërkohë, një nga emrat që lidhet fort me Atleticon është mesfushori i Manchester City, Bernardo Silva, i cili raportohet se mund të transferohet si lojtar i lirë. Madje, sipas mediave spanjolle, bisedimet mes palëve tashmë kanë nisur. I pyetur për Bernardon, Alemany u përgjigj me një buzëqeshje për “Marca”: “Është një lojtar shumë i mirë, pa asnjë dyshim”. Portugezi mund të jetë një nga emrat e parë të mëdhenj që do t’i bashkohet Atleticos këtë verë, pavarësisht largimeve që mund të ndodhin në skuadër. /Telegrafi/

Go to News Site