Collector
​Ferati-Dolit iu ndërpre fjala pasi akuzoi kryetarin e Mitrovicës së Veriut se po largon shqiptarët nga puna | Collector
​Ferati-Dolit iu ndërpre fjala pasi akuzoi kryetarin e Mitrovicës së Veriut se po largon shqiptarët nga puna
Telegrafi

​Ferati-Dolit iu ndërpre fjala pasi akuzoi kryetarin e Mitrovicës së Veriut se po largon shqiptarët nga puna

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut është përfshirë në debat zëvendëskryesuesja e Kuvendit Komunal, Aida Ferati-Doli, pasi asaj iu ndërpre fjala nga kryesuesi i kuvendit, Ivan Zaporozhaq. Gjatë diskutimit të saj, Ferati-Doli tha se Kuvendi Komunal nuk ka mbajtur mbledhje për dy muaj, duke kritikuar mosorganizimin e seancave në kohën kur, sipas saj, ka çështje dhe punë që duhet të trajtohen. Ajo shtoi se punëtorët shqiptarë po thirren vazhdimisht nga kryetari dhe nënkryetarja e komunës, ndërsa ngriti shqetësime edhe për largimin e disa prej tyre nga puna, pavarësisht se kishin përmbushur gjashtë muaj angazhim. “Gjithashtu në muajin e kaluar ka qenë një interesim jashtëzakonisht i madh nga kryetari dhe nënkryetarja që punëtorët shqiptarë t’i merrni në pyetje, t’iu tregoni se si dhe çka i vlerësoni, të cilët janë larguar nga puna edhe pse i kanë bërë gjashtë muaj, të cilëve ju keni thënë se nuk i keni mjetet e punës. Mjete të punës i siguron komuna. Jo, jo nuk është në rregull me ma ndalë fjalën. Po nuk jeni duke mbajtë seanca, prandaj po mblidhen për dy muaj. Nuk mundesh me ma ndalë fjalën, flas çka du, të paktën fjalën mos ma ndal. Materialet nuk po na i sillni, por të paktën fjalën mos na e ndalni”, tha Ferati-Doli. /kp/

Go to News Site