Telegrafi
KRU “Bifurkacioni” ka njoftuar se konsumatorët e rrugës “Ejup Statovci” në Ferizaj do të përballen me ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijes të martën, më 26 maj 2026, duke filluar nga ora 09:00. Sipas njoftimit, ndërprerja do të bëhet për shkak të punimeve teknike në terren në kuadër të projektit për zëvendësimin e ujëmatësve të vjetër me ujëmatës të rinj. Kompania ka bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rikthehet në ora 16:00. /Telegrafi/
Go to News Site