Collector
Shqipëria dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në menaxhimin e kufirit | Collector
Shqipëria dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në menaxhimin e kufirit
Telegrafi

Shqipëria dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në menaxhimin e kufirit

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ka vizituar sot Qendrën Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) të Ministrisë Punëve të Brendshme, ku u pritën nga Drejtori i Departamentit për Kufi, Nënkolonel Fehmi Xhata dhe Koordinatori i QKMK-së, Samir Krasniqi. Qëllimi i vizitës ishte në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në fushën e menaxhimit të integruar të kufirit, pas vizitës studimore të delegacionit të Policisë së Shtetit Shqiptar në QKMK gjatë muajit prill. Gjatë takimit, përfaqësuesit e QKMK-së prezantuan mekanizmat dhe kapacitetet e ndërtuara në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), me theks të veçantë në rolin e QKMK-së në koordinimin dhe bashkërendimin 24/7 të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kufitare. Me këtë rast, Ambasadori Malaj vlerësoi lart punën dhe profesionalizmin e zyrtarëve të QKMK-së, duke theksuar se kjo qendër përfaqëson një model të avancuar të bashkërendimit institucional në rajon dhe një mekanizëm kyç në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme në kufi dhe brenda territorit. Gjithashtu, ai rikonfirmoi gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen dhe bashkëpunimin në projektet që kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërshtetëror. Pas takimit, delegacioni zhvilloi një vizitë në ambientet operative të QKMK-së dhe njësive të saj vartëse, ku u njoftua nga afër me punën dhe funksionimin e qendrës.

Go to News Site