Collector
Wolfsburgu bie në Bundesliga 2 | Collector
Wolfsburgu bie në Bundesliga 2
Telegrafi

Wolfsburgu bie në Bundesliga 2

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, do të luajë sezonin e ardhshëm në Bundesligën 2, pasi klubi i tij i ri, Wolfsburgu, nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në elitën e futbollit gjerman. Wolfsburgu u mposht 2-1 të hënën nga Paderborni në ndeshjen kthyese të barazhit, ku goli vendimtar u shënua në vazhdime. Koha e rregullt u mbyll 1-1, ndërsa ndeshja e parë kishte përfunduar 0-0, çka e dërgoi përballjen në shtesë dhe e vulosi rënien e Wolfsburgut. FINAL. We're getting relegated from the Bundesliga... 2-1 #SCPWOB #VfLWolfsburg ?⚪️ pic.twitter.com/JukUQapmuq — VfL Wolfsburg EN/US (@VfLWolfsburg_EN) May 25, 2026 Me këtë sukses, Paderborni siguroi rikthimin në Bundesligë pas gjashtë edicioneve mungesë. Rexhbeçaj e nënshkroi kontratën me Wolfsburgun në prill, duke u transferuar nga Augsburgu, por tani do ta nisë aventurën e re në kategorinë e dytë të futbollit gjerman. /Telegrafi/

Go to News Site