Collector
Lumbardh Dellova drejt gjigantit ukrainas - marrëveshja duket afër | Collector
Lumbardh Dellova drejt gjigantit ukrainas - marrëveshja duket afër
Telegrafi

Lumbardh Dellova drejt gjigantit ukrainas - marrëveshja duket afër

Mbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, është shumë pranë një transferimi të madh, pasi raportohet se është në prag të kalimit te gjiganti ukrainas Dinamo Kiev. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari ukrainas Alex Ivanchenko dhe më pas është shpërndarë edhe nga disa mediume bullgare. Sipas raportimeve, 27-vjeçari është në bisedime të avancuara me drejtuesit e klubit që njihet si më i trofeshmi në futbollin ukrainas. Lumbardh Dellova to Dynamo Kyiv is advancing. The Kosovo international and CSKA Sofia centre-back has been on Dynamo radar for an extended period. Talks are progressing well, and the player is finally close to completing his move to the Ukrainian club. https://t.co/kVfJF8ZlLd pic.twitter.com/eJXQ1JJJpe — Alex Ivanchenko (@OlexanderIvanc2) May 25, 2026 Dellova është pjesë e CSKA Sofjes që nga korriku i vitit 2024. Me klubin bullgar ai ka zhvilluar 65 ndeshje, duke realizuar katër gola dhe dy asistime, statistika të mira për një futbollist defensiv. Në karrierën e tij, Dellova ka luajtur edhe në Kosovë për Ballkanin dhe Prishtinën, ndërsa ka pasur edhe një eksperiencë jashtë vendit me Hajdukun e Splitit në Kroaci. /Telegrafi/

Go to News Site