Collector
Policia me aksione të përforcuara ndaj motoçiklistëve, për tetë orë gjobiten 116 drejtues | Collector
Policia me aksione të përforcuara ndaj motoçiklistëve, për tetë orë gjobiten 116 drejtues
Telegrafi

Policia me aksione të përforcuara ndaj motoçiklistëve, për tetë orë gjobiten 116 drejtues

MPB Maqedoni njofton se dje (25.05.2026), në periudhën nga ora 10:00 deri në orën 18:00, nga ana e nëpunësve policorë të SPB Shkup ishte realizuar aksion i përforcuar kontrollues në territorin e Shkupit për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e motoçikletave. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 116 drejtues, prej të cilëve 64 për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, 13 për drejtim motoçiklete pa e dhënë provimin për patentë shoferi, tre motoçikleta të paregjistruara, si dhe shkelje të tjera. "Janë konfiskuar tre motoçikleta për shkak të kryerjes së veprës penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik”. Kontrollet rrugore do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, veçanërisht motoçiklistëve, që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit dhe së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt", thonë nga MPB.

Go to News Site