Collector
Jennifer Lopez mahnit me trupin e tonifikuar në bikini të bardha | Collector
Jennifer Lopez mahnit me trupin e tonifikuar në bikini të bardha
Telegrafi

Jennifer Lopez mahnit me trupin e tonifikuar në bikini të bardha

Jennifer Lopez, ka tërhequr vëmendjen teksa është shfaqur me bikini të bardha gjatë një feste në pishinë për Memorial Day, ku ka treguar fizikun e saj të tonifikuar dhe ka kaluar kohë me familjen e saj në një vilë luksoze. Ajo u pa duke shijuar diellin, duke pirë koktej dhe duke pozuar pranë pishinës. Këngëtarja ndau momente nga festa edhe në Instagram, duke shkruar se po e kalon ditën me njerëzit që do, ndërsa uroi ndjekësit për Ditën e Përkujtimit (Memorial Day), shkruan DailyMail. Në disa fotogafi ajo shfaqet edhe me binjakët e saj, Max dhe Emme, duke e kthyer festën në një moment familjar. Lopez gjithashtu tërhoqi vëmendje me pamjen e saj elegante, duke kaluar nga bikini te një fustan i bardhë veror, ndërsa shijonte relaksin dhe rrezet e diellit në ambientin luksoz. Postimi i saj u bë viral, duke rikthyer edhe diskutimet për stilin dhe format e saj që vazhdojnë të mbeten në formë edhe pas dekadash në industrinë e muzikës dhe filmit. /Telegrafi/

Go to News Site