Telegrafi
Inter Miami ka dhënë një përditësim të shumëpritur mbi legjendën argjentinase Lionel Messi, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Philadelphia Union, gjatë së cilës ai regjistroi dy asistime për të frymëzuar skuadrën e tij drejt një fitoreje 6-4. Raportime të shumta pohojnë se dëmtimi i Messit nuk është serioz dhe ai do të jetë i disponueshëm për ekipin kombëtar të Argjentinës në Kupën e Botës muajin e ardhshëm. Megjithatë, për të qetësuar të gjithë argjentinasit është përkujdesur klubi i MLS, Inter Miami, i cili ka dalë me një njoftim mbi gjendjen shëndetësore të Messit. ? Injury Update presented by @BaptistHealthSF for Leo Messi. Details: https://t.co/NPZn2mE33V pic.twitter.com/Atg3JpAORd — Inter Miami CF (@InterMiamiCF) May 25, 2026 “Pas kryerjes së testeve të mëtejshme mjekësore këtë të hënë, diagnoza fillestare tregon një mbingarkesë të lidhur me lodhjen muskulore në kofshën e majtë”. "Afati kohor për rikthimin e tij në aktivitetin fizik do të varet nga progresi i tij klinik dhe funksional”, thuhet në deklaratën e klubit. Kampionët në fuqi të botës do ta nisin edicionin e vitit 2026 kundër Algjerisë më 17 qershor dhe Messi pritet të jetë i gatshëm 100 për qind. /Telegrafi/
Go to News Site