Telegrafi
Fisnik Asllani ndodhet në Kosovë ku është grumbulluar nga Kombëtarja e Kosovës për dy ndeshjet miqësore. Por ai sot ka qëndruar në vendlindjen e babait të tij, në fshatin Sharban të Komunës së Prishtinës duke falur Kurban Bajramin. Pas faljes së Kurban Bajramit, Asllani ka gëzuar fëmijët e fshatit me dhurata simbolike dhe duke i nënshkruar ato. Një gjest shumë i mirë nga sulmuesi kosovar i cili është bërë idhull i të gjithëve në vendin tonë pas paraqitjeve fantastike me Hoffenheimin dhe Kombëtaren dardane. /Telegrafi/
Go to News Site