Collector
Haradinaj takon kongresistin amerikan Keith Self: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik | Collector
Haradinaj takon kongresistin amerikan Keith Self: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik
Telegrafi

Haradinaj takon kongresistin amerikan Keith Self: Anëtarësimi i Kosovës në NATO është jetik

Ramush Haradinaj, ka njoftuar për një takim me Kongresistin amerikan Keith Self, të cilin e ka cilësuar si një takim të rëndësishëm në funksion të forcimit të partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj bëri të ditur se e ka falënderuar Kongresistin Self për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe për përkushtimin ndaj vlerave të lirisë, paqes dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve. “Ishte nder i veçantë të takoj Kongresistin Keith Self. E falënderova për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, si dhe përkushtimin ndaj vlerave të lirisë, paqes dhe partneritetit ndërmjet dy vendeve tona”, ka shkruar Haradinaj. Tutje, ai ka shprehur mirënjohje për rolin personal të Kongresistit amerikan, si dhe për rolin historik të Amerikës në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë. Haradinaj ka theksuar se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet jetik për vendin dhe rajonin, duke shtuar se miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet e fortë dhe e përhershme.

Go to News Site