Collector
Disa lagje dhe fshatra në Mitrovicë pritet të mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjet | Collector
Disa lagje dhe fshatra në Mitrovicë pritet të mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjet
Telegrafi

Disa lagje dhe fshatra në Mitrovicë pritet të mbesin pa ujë shkaku i punimeve në rrjet

KRU Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në disa lokacione të qytetit dhe fshatrave, në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Sipas njoftimit, punimet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në këto zona: rruga “Ehat Prekazi”, rruga “Ernest Koliqi”, rruga “Jakup Ceraja”, rruga “Pajazit Boletini”, rruga “Xhevat Isufi”, si dhe në fshatrat Suhodoll dhe Kqiq i Madh. Ndërkaq, punimet në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugën “Bajram Curri”, rrugën “Adriatikut” dhe në fshatin Koshtovë. Kompania ka paralajmëruar se gjatë kryerjes së punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. “Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi që ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht”, thuhet në njoftim. KRU Mitrovica ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptim dhe bashkëpunim. / Telegrafi /

Go to News Site