Collector
Barcelona përgatit ofertën e parë zyrtare për Julian Alvarez | Collector
Barcelona përgatit ofertën e parë zyrtare për Julian Alvarez
Telegrafi

Barcelona përgatit ofertën e parë zyrtare për Julian Alvarez

Klubi katalunas, Barcelona thuhet se po përgatit ofertën e parë zyrtare për transferimin e sulmuesit Julian Alvarez nga Atletico Madridi këtë verë. Sipas ekspertit italian të transferimeve, Fabrizio Romano, Barcelona po përgatitet t’i dërgojë ofertën e saj zyrtare Atletico Madridit për nënshkrimin e objektivit të tyre primar, Julian Alvarez. Drejtori sportiv i Barçës, Deco, u takua së fundmi me agjentin dhe ndërmjetësit e Alvarezit për të përshpejtuar ndjekjen e tij. Barcelona are preparing first official bid for Julián Álvarez, to be sent soon — and without any players included. Julián informed Atléti of desire to leave after rejecting a new deal months ago. ❗️ After direct meeting with agent & intermediaries, Barça will send a bid. pic.twitter.com/HNghMCJPy8 — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 28, 2026 Oferta e gjigantëve katalunas nuk do të përfshijë asnjë lojtar, siç preferohet nga Atletico. Alvarez e ka informuar Atleticon për dëshirën e tij për t’u larguar këtë verë dhe destinacioni i tij i ëndrrave është Barcelona. Kampionët e La Ligës janë afër njoftimit të nënshkrimit të Anthony Gordon pasi kanë arritur një marrëveshje me Neëcastle. /Telegrafi/

Go to News Site