Telegrafi
A don me u bo gazetar dhe video editor? Trajnim falas për të rinjtë që duan të hyjnë ose të avancohen në gazetari dhe multimedia. A je i/e pasionuar pas lajmit? Dëshiron të mësosh si të raportosh nga vendi i ngjarjes, si të realizosh një storie të qartë dhe si ta bësh atë të gjallë me foto, video e formate tjera bashkëkohore digjitale? Apliko për trajnimin nj ë ditor “Raportimi për lajmet lokale dhe realizimi i video storieve”, q ë do të mbahet më 19 qershor 2026 në Prishtinë. Dërgoni CV‑në tuaj në e-mail adresën e Telegrafit: lokale@telegrafi.com Ky trajnim është për: të rinjtë që duan të bëhen gazetarë, studentët e gazetarisë dhe studentët e fushave tjera, ata që duan të avancojnë aftësitë e tyre në gazetari dhe multimedia. Çfarë do të mësoni? Si të raportoni nga komuna ku banoni, Si të sjellni rrëfimet dhe ndodhitë nga vendi i ngjarjes, Si të ndërtoni një lajm me strukturë të qartë e profesionale, Si të përdorni fotografi, video dhe elemente tjera multimediale për ta bërë storien më tërheqëse, Si të zgjidhni tema që kanë ndikim real në komunitet. Kush mund të aplikojë? Të rinjtë prej moshës 18 deri 29 vjeçare nga të gjitha rajonet e Kosovës, me pasion për gazetari dhe multimedia. Inkurajohet pjesëmarrja nga të gjitha komunitetet. Do të përzgjidhen 20 pjesëmarrës nga 7 rajone të Kosovës. Pjesëmarrja në trajnim do të jetë pa pagesë. Shpenzimet e udhëtimit me transport publik mbulohen nga Telegrafi. Informata kryesore Trajnimi mbahet në Prishtinë më 19 qershor 2026, nga ora 10:00 deri në 16:00. Afati i aplikimit deri më: 15 qershor 2026 Si të aplikoni? Dërgoni CV‑në tuaj në e-mail adresën e Telegrafit: lokale@telegrafi.com
Go to News Site