Collector
Djali i dëshmorit: Policia më gjobiti pse kam vendosur logon UÇK në targa | Collector
Djali i dëshmorit: Policia më gjobiti pse kam vendosur logon UÇK në targa
Telegrafi

Djali i dëshmorit: Policia më gjobiti pse kam vendosur logon UÇK në targa

Kosovar Azemi, djali i dëshmorit Nijazi Azemi, ka deklaruar se është ndaluar dhe gjobitur nga autoritetet policore gjatë një kontrolli rutinë, për shkak të mbajtjes së simbolit të UÇK-së në targa të automjetit. Ai ka thënë se gjatë ndalimit i është shqiptuar gjobë dhe se ka kërkuar që në dokumentin zyrtar të specifikohej arsyeja e masës “për simbolin e UÇK-së”, por sipas tij një gjë e tillë nuk është pranuar nga zyrtarët. Në reagimin e tij publik, ai ka theksuar se simboli i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të përfaqëson nderin dhe sakrificën e familjes së tij dhe të luftës çlirimtare, duke shprehur pakënaqësi për mënyrën e trajtimit të rastit. Ai ka shtuar se ndihet i indinjuar që, sipas tij, një simbol i tillë trajtohet si shkelje brenda Kosovës, shtetit që u krijua pas luftës së UÇK-së. Deri në këtë moment, nuk ka një reagim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me pretendimet e tij apo arsyet e gjobitjes.

Go to News Site