Collector
PDK hap zyrtarisht fushatën zgjedhore në Ferizaj | Collector
PDK hap zyrtarisht fushatën zgjedhore në Ferizaj
Telegrafi

PDK hap zyrtarisht fushatën zgjedhore në Ferizaj

Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, e cila do të zgjasë 10 ditë e 7 orë dhe përfundon më 7 qershor në ora 06:59. Partia Demokratike e Kosovës e hapi fushatën në Ferizaj, në sheshin para komunës. Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka marrë pjesë në hapjen e fushatës zgjedhore nga Partia Demokratike e Kosovës. Në rreshtin e parë, bashkë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza dhe figura të tjera të PDK-së, është parë edhe Limaj. Kreu i Nismës, ditë më parë arriti pajtimin me Hamzën e PDK-së për ta mbështetur në zgjedhjet e parakohshme, megjithëse të dy partitë nuk kanë lidhur një koalicion parazgjedhor, por që e kanë lënë mundësinë e bashkimit në një fazë tjetër.

Go to News Site