Collector
Pamje skandaloze me mbeturina  në lagjen e Muhaxherëve | Collector
Pamje skandaloze me mbeturina  në lagjen e Muhaxherëve
Telegrafi

Pamje skandaloze me mbeturina  në lagjen e Muhaxherëve

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” Sh.A ka publikuar pamje që i ka cilësuar si skandaloze nga rruga “Demir Vitia” në lagjen e Muhaxherëve, ku është hedhur një sasi e madhe mbeturinash në hapësirë publike. Sipas njoftimit, ekipet e kompanisë kanë nisur menjëherë largimin e mbeturinave, duke theksuar se sasia ka qenë aq e madhe sa janë detyruar t’i zbrazin disa herë mjetet për t’i rimbushur sërish me bërllok. Nga “Pastrimi” bëjnë të ditur se kjo nuk është hera e parë që pastrohet kjo pjesë dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos hedhin mbeturina në hapësira publike. “Qytetarë, ju lusim, mos hidhni mbeturina në hapësira publike”, thuhet në apelin e kompanisë.

Go to News Site