Telegrafi
Një dron rus goditi një pallat banimi në qytetin e Galațit, në orët e para të mëngjesit. Sipas raportimit, alarmi u dha pak para orës 02:00, ndërsa goditja ndodhi menjëherë më pas. Në pamjet nga vendngjarja shfaqet ndërtesa e dëmtuar nga shpërthimi, ndërsa autoritetet rumune kanë rrethuar zonën dhe vijojnë hetimet. Më shumë se 70 banorë u evakuuan nga pallati pas incidentit, ndërsa dy persona u transportuan në spital me lëndime të lehta. Në zonë ndodhen efektivë të shërbimit rumun të inteligjencës, të cilët po kryejnë ekspertizën dhe mbledhjen e provave. Sipas mediave rumune, ky konsiderohet incidenti më i rëndë i këtij lloji në territorin rumun që prej nisjes së luftës në Ukrainë. /Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com
Go to News Site