Collector
Pas ndarjes së bujshme, Megan Thee Stallion shfaqet provokuese në “Hot Girl Summer Runway Show” | Collector
Pas ndarjes së bujshme, Megan Thee Stallion shfaqet provokuese në “Hot Girl Summer Runway Show”
Telegrafi

Pas ndarjes së bujshme, Megan Thee Stallion shfaqet provokuese në “Hot Girl Summer Runway Show”

Megan Thee Stallion tërhoqi gjithë vëmendjen gjatë “Paraiso Miami Swim Week 2026”, ku u shfaq super seksi në pasarelën e “Hot Girl Summer Runway Show”, vetëm një muaj pas ndarjes nga basketbollisti Klay Thompson. Reperja 31-vjeçare ekspozoi format e saj të tonifikuara me një palë rroba banje shumë provokuese me prerje anash, të kombinuara me taka të bardha dhe aksesorë të artë. Me flokët e kapura bisht dhe grimin glamuroz, Megan u shfaq plot vetëbesim në skenë, shkruan DailyMail. Gjatë eventit, ajo prezantoi koleksionin e dytë të markës së saj të rrobave të banjës “Hot Girl Summer”, duke theksuar se dëshiron që çdo vajzë të ndihet e bukur dhe e përfshirë në stilin e saj. Paraqitja e saj vjen pas lajmeve për ndarjen nga ylli i Dallas Mavericks, Klay Thompson. Megan la të kuptohet se lidhja përfundoi për shkak të tradhtisë, ndërsa deklaroi se tashmë po fokusohet tek vetja dhe paqja e saj personale. /Telegrafi/

Go to News Site