Collector
Vodhën arkën me para në një xhami në fshatin Keqekollë të Prishtinës, rasti po hetohet | Collector
Vodhën arkën me para në një xhami në fshatin Keqekollë të Prishtinës, rasti po hetohet
Telegrafi

Vodhën arkën me para në një xhami në fshatin Keqekollë të Prishtinës, rasti po hetohet

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendësi të objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e parave. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten në fshatin Keqekollë të Prishtinës. Tutje bëhet e ditur se rasti po hetohet. "Fsh. Keqekollë, Prishtinë 29.05.2026 – NN. Është raportuar se persona të panjohur me përdorim force kanë depërtuar në brendësi të objektit të xhamisë dhe nga aty kanë vjedhur arkën e parave (shuma nuk dihet). Rasti në hetime", thuhet në raport. /Telegrafi/

Go to News Site