Telegrafi
Një i mitur është arrestuar pasi kishte publikuar në rrjete sociale një fotografi me një thikë në ambientet e shkollës. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten rreth orës 12:26, në Gjakovë. Tutje bëhet e ditur se i dyshuari është sjellë në stacion dhe në prezencë të prindit e ka dorëzuar një thikë. "Gjakovë 29.05.2026 – 12:26. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), për shkak se në rrjete sociale, kishte publikuar fotografi me një thikë në ambientet e shkollës. I dyshuari është sjellë në stacion dhe në prezencë të prindit e ka dorëzuar një thikë. Në konsultim me prokurorin pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt", thuhet në raport. /Telegrafi/
Go to News Site