Collector
Barcelona po bën presion edhe për dy transferime të mëdha pas nënshkrimit të Gordon | Collector
Barcelona po bën presion edhe për dy transferime të mëdha pas nënshkrimit të Gordon
Telegrafi

Barcelona po bën presion edhe për dy transferime të mëdha pas nënshkrimit të Gordon

Klubi katalunas, Barcelona synon t’i perfundojë edhe dy transferime tjera të mëdha në sulm ende pa nisur mirë afati kalimtar i verës. Sipas gazetës Sport, Barcelona ka planifikuar tre përforcimet në sulm gjatë verës, dhe blerja e parë e madhe ka qenë Anthony Gordon nga Neëcastle United. Ata kanë renditur sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez dhe lojtarin e lirë, Bernardo Silva, si objektivat e mbetur të verës. La delantera de ensueño que 'cocina' Deco para el Barça Atado ya Anthony Gordon, la ofensiva por Julián Álvarez y Bernardo Silva podría 'encumbrar' a Deco y darle a Hansi Flick todos los mimbres para hacer del Barça un serio candidato en Europa ✍️ @bonagerman … — Diario SPORT (@sport) May 30, 2026 Marrëveshja e Alvarez tani ka hasur në një pengesë pasi Atletico Madridi dënoi publikisht gjigantët katalunas në lidhje me ndjekjen e sulmuesit argjentinas. Megjithatë, 26-vjeçari mbetet objektivi i ëndrrave të Barcelonës për të zëvendësuar Robert Lewandowskin. Atletico Madridi tallet keq me Barcelonën pas ofertës për Alvarez: Ofruam bileta koncerti, abonim dhe fara për Yamal, Raphinha e Pedri Blaugranët po punojnë gjithashtu për nënshkrimin e Bernardo Silvas, i cili po shtyn përpara një transferim në Camp Nou, madje edhe me koston e një uljeje të ndjeshme të pagës. Ish-ylli i Manchester Cityt është parë si një zëvendësues perfekt për Lamine Yamal, me Roony Bardghji që ka të ngjarë të largohet këtë verë. /Telegrafi/

Go to News Site