Collector
Bien çmimet e derivateve, lirohen nafta dhe benzina | Collector
Bien çmimet e derivateve, lirohen nafta dhe benzina
Telegrafi

Bien çmimet e derivateve, lirohen nafta dhe benzina

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e reja të derivateve për datën 30 maj. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se për sot çmimi maksimal i naftës është 1.52 euro për litër, duke shënuar rënie për 3 cent krahasuar me të premten. Ndërkaq, çmimi i benzinës sot është 1.43 euro për litër. Po ashtu çmimi i benzinës sot është 6 cent më lirë se të premten. Çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 0.74 euro për litër. Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe vlejnë 24 orë. /Telegrafi/

Go to News Site