Collector
Ancelotti flet pas lëndimit të Neymarit, tregon a do ta zëvendësoj me ndonjë lojtar tjetër | Collector
Ancelotti flet pas lëndimit të Neymarit, tregon a do ta zëvendësoj me ndonjë lojtar tjetër
Telegrafi

Ancelotti flet pas lëndimit të Neymarit, tregon a do ta zëvendësoj me ndonjë lojtar tjetër

Trajneri i Kombëtares së Brazilit, Carlo Ancelotti konfirmon se Neymar Jr do të udhëtojë me ekipin në Kupën e Botës dhe pritet të rikthehet ndaj Marokut ose në ndeshjen pasuese. Pavarësisht lëndimit që ka ngritur pikëpyetje rreth gjendjes së tij fizike, Neymar Jr do të mbetet pjesë e Kombëtares së Brazilit dhe nuk do të zëvendësohet para Kupës së Botës. Këtë e ka konfirmuar vetë përzgjedhësi i “Seleçaos”, Carlo Ancelotti, i cili ka treguar besim të plotë se superylli brazilian do të rikthehet në kohë. “Neymar pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë ndaj Marokut ose, në rastin më të keq, për takimin pasues”, deklaroi Ancelotti, duke qetësuar tifozët brazilianë që frikësoheshin se lëndimi mund ta linte jashtë turneut. Skandal në Brazil para Kupës së Botës: Mjekët gënjyen për dëmtimin e Neymarit Tekniku italian ishte i prerë edhe sa i përket listës së lojtarëve, duke bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë ndryshim në grupin e përzgjedhur për Botërorin. Sipas tij, vendimi është përfundimtar dhe të gjithë 26 futbollistët e ftuar do të jenë pjesë e aventurës së Brazilit. “Nuk do të ndryshojmë askënd. Këta janë lojtarët që kemi zgjedhur dhe nuk ndryshoj planet. Të 26 lojtarët do të marrin pjesë në Kupën e Botës”, përfundoi trajneri i Brazilit. Ky është një sinjal i fortë besimi për Neymar Jr., i cili vazhdon të mbetet figura kryesore e Brazilit dhe një nga armët më të rëndësishme të ekipit në synimin për të rikthyer trofeun më prestigjioz të futbollit botëror. /Telegrafi/

Go to News Site