Telegrafi
Luis Enrique e lavdëroi mentalitetin e skuadrës së tij pasi mposhti Arsenalin për ta fituar finalen e Ligës së Kampionëve, duke e cilësuar këtë triumf si edhe më mbresëlënës se ai i sezonit të kaluar. Duke folur për Canal+, trajneri i PSG-së u ndal te finalja e lodhshme dhe rëndësia e suksesit të dytë radhazi në Evropë. “Edhe më i fortë se vjet, sepse para ndeshjes e dinim sa e vështirë do të ishte të luanim kundër Arsenalit,” u shpreh ai. Ai shtoi se arritja ka një domethënie të veçantë si për klubin, ashtu edhe për qytetin. Chelsea e ‘poshtëron’ Arsenalin pas finales së humbur ndaj PSG-së “Për ne, si ekip dhe si qytet, është e pabesueshme të fitojmë dhe mendoj se e kemi merituar gjatë gjithë sezonit”. Enrique e pranoi vështirësinë e finales, por theksoi mentalitetin e PSG-së dhe qëndrueshmërinë e skuadrës gjatë gjithë kampanjës. “Finalja ishte shumë e vështirë. Por tani është koha të festojmë me tifozët tanë”, shtoi ai. Më pas, trajneri iu bashkua tifozëve të PSG-së në tribunë për të festuar pas fitores./ Telegrafi /
Go to News Site