Collector
“Me 7 qershor bashkë vulosim fitoren”-Bardhyl Hasanpapaj falënderon qytetarët e Junikut | Collector
“Me 7 qershor bashkë vulosim fitoren”-Bardhyl Hasanpapaj falënderon qytetarët e Junikut
Telegrafi

“Me 7 qershor bashkë vulosim fitoren”-Bardhyl Hasanpapaj falënderon qytetarët e Junikut

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka shprehur mirënjohje për pritjen dhe mbështetjen që mori gjatë takimit me qytetarët në Junik. Përmes një postimi në rrjete sociale, Hasanpapaj e cilësoi atmosferën në Junik si të jashtëzakonshme, duke falënderuar qytetarët për mikpritjen. “Junik, faleminderit nga zemra për mikpritjen dhe atmosferën e mrekullueshme”, ka shkruar ai. Hasanpapaj u shpreh optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 7 qershorit, duke bërë thirrje për mobilizim dhe mbështetje. “Me 7 qershor, bashkë vulosim fitoren”, deklaroi kandidati i LDK-së.

Go to News Site