Collector
Ligji i parë për IA në Shqipëri, vendosen rregulla përdorimin e teknologjive inteligjente, gjoba të mëdha për bizneset shkelëse të ligjit | Collector
Ligji i parë për IA në Shqipëri, vendosen rregulla përdorimin e teknologjive inteligjente, gjoba të mëdha për bizneset shkelëse të ligjit
Telegrafi

Ligji i parë për IA në Shqipëri, vendosen rregulla përdorimin e teknologjive inteligjente, gjoba të mëdha për bizneset shkelëse të ligjit

Sipas relacionit projektligji parashikon klasifikimin e sistemeve sipas nivelit të rrezikut, detyrime për kompanitë që i ofrojnë apo i përdorin ato, si dhe krijimin e ambienteve testuese për inovacionin teknologjik. “Mungesa e një kuadri të dedikuar ligjor për IA-në krijon pasiguri juridike për operatorët ekonomikë dhe institucionet publike, mungesë standardesh për sigurinë dhe transparencën e sistemeve IA, si dhe rrezik për cenimin e të drejtave themelore dhe të dhënave personale” , thuhet në deklaratën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë dhe Informacionit. Drafti përcakton se sistemet e inteligjencës artificiale që janë hedhur në treg ose janë vënë në shërbim përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji mund të vazhdojnë të përdoren, me kusht që të përputhen me kërkesat e këtij ligji brenda një periudhe tranzitore prej 24 muajsh. Ndërsa brenda 12 muajve ofruesit dhe përdoruesit e sistemeve IA me rrezik të lartë duhet të përshtatin sistemet e tyre me ligjin. “Efektet e pritshme të projektligjit janë rritja e sigurisë juridike dhe teknike në përdorimin e IA-së, mbrojtja më efektive e qytetarëve dhe konsumatorëve; harmonizimi me standardet e Bashkimit Evropian; nxitja e inovacionit dhe investimeve në teknologji” , thuhet në deklaratën e AKSHI. Gjoba do të aplikohen për shkelësit e ligjit nga 3% e xhiros vjetore deri në 150 mln lekë (150 mijë euro). Ndërsa synim kryesor do të jetë përafrimi me rregullat e BE, Autoriteti koordinues zbatues do të jetë AKSHI./Top Channel

Go to News Site