Collector
Dita e ndeshjes: Kosova luan sot miqësore me Çekinë | Collector
Dita e ndeshjes: Kosova luan sot miqësore me Çekinë
Telegrafi

Dita e ndeshjes: Kosova luan sot miqësore me Çekinë

Kombëtarja e Kosovës do të luaj ndeshjen e parë miqësore për grumbullimin e muajit qershor. Dardanët do të përballen me Kombëtaren e Çekisë në udhëtim në ndeshjen e parë miqësore. Të përzgjedhurit e Franco Fodas kanë punë me çekët me fillim nga ora 16:00 në epet Arena në Pragë. Ky është dueli i tretë që dy ekipet kombëtare do ta zhvillojnë mes vete, pasi më parë janë përballur në kualifikimet për Evropianin e vitit 2020. Kosova ka një fitore 2-1 në 'Fadil Vokrri' në vitin 2019, teksa çekët kishin triumfuar po me rezultat të njëjtë 2-1 në Pragë. /Telegrafi/

Go to News Site