Telegrafi
Subjekti i ri politik “Lidhja Shqiptare”, i udhëhequr nga Ziadin Sela sot do të mbaj Kongresin e pestë partiak në Tetovë. Nën sloganin “Lidhja është gjallë”, ky subjekt ka paralajmëruar një organizim të madh politik që pritet të shënojë etapën e re të funksionimit dhe konsolidimit të saj në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Sipas njoftimit zyrtar, kongresi do të zhvillohet në Qendrën për Kulturë në Tetovë, me fillim nga ora 12:00, ku pritet pjesëmarrja e delegatëve, strukturave partiake dhe mbështetësve nga të gjitha degët e subjektit. Ky kongres vjen në një periudhë të rëndësishme për “Lidhjen Shqiptare”, teksa pritet të prezantohen orientimet e reja politike dhe organizative të partisë së drejtuar nga Ziadin Sela.
Go to News Site