Collector
Haxhiu priti ministrin Hoxha, i  kërkon vazhdimin e mbështetjes për rrugën euroatlantike të Kosovës | Collector
Haxhiu priti ministrin Hoxha, i  kërkon vazhdimin e mbështetjes për rrugën euroatlantike të Kosovës
Telegrafi

Haxhiu priti ministrin Hoxha, i  kërkon vazhdimin e mbështetjes për rrugën euroatlantike të Kosovës

U.d. Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha. Gjatë takimit, Haxhiu vlerësoi rolin e tij në përfaqësimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe i uroi suksese në detyrën e re. “Ju keni qenë zëri i Kosovës kur Kosova nuk kishte zë”, u shpreh Haxhiu Në takim u diskutuan marrëdhëniet ndërmjet Kosova dhe Shqipëria, si dhe koordinimi në politikën e jashtme dhe zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet dy vendeve. U.d. Presidentes theksoi rëndësinë e afërsisë historike, gjuhësore dhe kombëtare mes dy vendeve, duke e cilësuar atë si bazë të fortë për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe projekteve që u shërbejnë qytetarëve. "Një pjesë e diskutimit iu kushtua edhe rrugës evropiane dhe euroatlantike të Kosovës. Haxhiu kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, marrjen e pyetësorit të Bashkimit Evropian, si dhe afrimin e mëtejshëm me NATO-n dhe Partneritetin për Paqe", thuhet në njoftim. Në fund, u theksua nevoja për koordinim të ngushtë mes dy vendeve në forumet ndërkombëtare, me synim forcimin e pozitës së Kosovës dhe interesave të përbashkëta në rajon dhe Evropë. /Telegrafi/

Go to News Site