Collector
Hamza pas takimit me Hoxhën: Kosovës i duhen institucione stabile dhe funksionale | Collector
Hamza pas takimit me Hoxhën: Kosovës i duhen institucione stabile dhe funksionale
Telegrafi

Hamza pas takimit me Hoxhën: Kosovës i duhen institucione stabile dhe funksionale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur në takim Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rëndësinë e krijimit të institucioneve stabile. Sipas njoftimit, gjatë takimit u bisedua për situatën politike në vend, zgjedhjet e ardhshme dhe nevojën që Kosova të ketë institucione funksionale dhe të fokusuara në interesat e qytetarëve. “Kënaqësi të takoja sot Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha. Diskutuam për zhvillimet politike në Kosovë, zgjedhjet e ardhshme dhe rëndësinë që vendi të ketë institucione stabile, funksionale dhe me fokus te interesat e qytetarëve”, ka deklaruar Hamza. Ai vlerësoi gjithashtu angazhimin e Hoxhës në mbështetje të Kosovës në arenën ndërkombëtare. “Ministri Hoxha gjithmonë ka qenë edhe ‘diplomat i Kosovës’, në çdo detyrë që ka shërbyer dhe në çdo forum ndërkombëtar ku ka folur”, ka thënë Hamza. Kreu i PDK-së shprehu mirënjohje edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë ndaj Kosovës. “Përherë mirënjohës Shqipërisë për përkrahjen e saj për Kosovën”, ka theksuar ai. /Telegrafi/

Go to News Site